“Me publikimin e aktakuzës Specialja bëri autogol”

“Me publikimin e aktakuzës Specialja bëri autogol”

Avokati Arianit Koci ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë, me publikimin e propozim-aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ka shënuar autogol, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka theksuar se një gjë e tillë do t‘i ndihmojë Thaçit e Veselit për mbrojtje.

Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se deponimi i aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit është drejtësi selektive, pasi që përmend emrat e vetëm dy të dyshuarve.

Ai ka thënë se iniciativa për shfuqizim të Gjykatës Speciale do të përfundonte me arrestime.

Ndryshe, Prokuroria Speciale në Hagë ka deponuar propozim-aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte në Kosovë.

Në lidhje me këtë propozim-aktakuzë, Thaçi të hënën e kaluar doli me një video- mesazh duke iu adresuar opinionit publik se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kasapit Sllobodan Millosheviq.

Ai ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nëse konfirmohet propozim-aktakuza ndaj tij./Insajderi.com