“Më shkarkuan se nuk e kam preferencë Lëvizjen Vetëvendosje”- flet ish zyrtari i Ujësjellësit

“Më shkarkuan se nuk e kam preferencë Lëvizjen Vetëvendosje”- flet ish zyrtari i Ujësjellësit

Qeveria Kurti, edhe për kundër premtimit edhe në të folur edhe në të shkruar, se nuk do t’i politizoi bordet e bëri këtë, por zyrtarët e shkarkuar kanë thënë se nuk do të kalojnë pa pasoja ligjore.

Sokol Duraku, që ishte zyrtar financiar në ‘Ujësjellësi Prishtina’ në një intervistë për InDoks, ka paralajmëruar padi ndaj vendimit për shkarkim të cilin e ka quajtur politik.

Ish zyrtari financiar në kompaninë “Ujësjellësi” ka thënë se do ta padisë ministrën në detyrë Rozeta Hajdarin për shpifje, duke treguar edhe arsyet se pse u shkarkua.

“Do të shihem në Gjykatë me ministren Hajdari, shumë elemente që i ka thënë në konferencë për shtyp janë shpifje, janë fushatë elektorale dhe janë puro politike. Si drejtor i financave nuk i përkas asnjë subjekti poltik, kam të drejtë që të simpatizojë një parti poltike e të kem preferenca por nuk jam pjesë e asnjë strukture politike në Kosovë. Vetëm që se kam preferencë Lëvizjen Vetëvendosje ka ndodhur shkarkimi, arsyejet e tjera nuk qëndrojnë janë vetëm poltikë e atyre që kanë bërë këto vendime”/InsajderiInDoks