Më shumë biçikleta për mjedise më të pastërta dhe më të sigurta

Më shumë biçikleta për mjedise më të pastërta dhe më të sigurta

Shtegu i biçikletave është elementi identifikues i lagjes “Model” i cili e përshkon tërë lagjen dhe i ndërlidhë gjitha funksionet që zhvillohen përgjatë saj. Shtegu luan rolin lidhës të lagjes duke shërbyer si shteg i ecjes dhe i çiklizmit përmes së cilit lëvizin banorët në lagje.

Ky shteg do të jetë një bosht qendror që përfshinë gjithë lagjen dhe mundëson qasjen e barabartë nga gjithë banorët e lagjes. Në një mënyrë funksionon si një shesh përreth të cilit edhe zhvillohet lagjja. Ky shteg lidh përmbajtje të ndryshme si: kafene, hapësira për lojë, shkollë, kopshtet e lagjes (‘Urban Farming’), qendra e mjekësisë familjare, markete, çerdhe, ‘Skate Park’, e pjesë të tjera të lagjes.

Me qëllim që të promovohet dhe të lehtësohet qarkullimi me biçikletë, në këtë lagje është paraparë edhe një klub i biçikletave.

Më shumë biçikleta në një lagje përveç që sigurojnë një mjedis rrugor më të sigurt si dhe trafik më të ngadaltë dhe më pak të rrezikshëm për fëmijët, krijojnë ambient të pastër dhe ndihmojnë në pastrimin e ajrit.