Më shumë gjoba për shkelësit e rrgullave anti-COVID sesa për ata që shkelin rregulllat e trafikut

Më shumë gjoba për shkelësit e rrgullave anti-COVID sesa për ata që shkelin rregulllat e trafikut

Gjatë ditës së fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.117 gjoba për ata që nuk po respektojnë masat anti-COVID, njofton Insajderi.

Edhe gjatë kësaj dite ka më pak gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut, gjithsej 939 në njëzetekatërorët e fundit.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se tetë persona janë dërguar në mbajtje dhe katër persona në vuajtje të dënimit.

41 aksidente kanë ndodhur të mërkurën me dëme materiale e 21 aksidente me të lënduar. /Insajderi.com