 
                    Që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur për lajmi.net ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili tha se pesë mijë prej tyre kanë shkuar vetëm gjatës së dielës.
Që nga muaji mars i vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria po vazhdojnë të përballen me virusin COVID-19.
Të dyja vendet janë duke u munduar që të rikthejnë turizmin në nivelin e dikurshëm./Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          