“Me specializantët e rinj parandalohet mbyllja e shumë reparteve”

“Me specializantët e rinj parandalohet mbyllja e shumë reparteve”

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismajli, ka njoftuar se spitali ka pasur mungesë të stafit, njofton Insajderi.

Ismajli në vizitën e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, shtoi se me rritjen e numrit të specializantëve të rinj, po ndalohet edhe mbyllja e reparteve.

“Sot është ditë e madhe ku grupit të specializantëve të gjinekologëve u janë shtuar një numër i madh.Kjo është punë e madhe që e keni marr ju në këtë kohë, edhe meritat ju takojnë juve dhe gjithë MSh-së”, ka thënë ai.

Këtë e tha edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, i cili shtoi se “Zemaj ka ndaluar mbylljen e reparteve pasi që ka pasur mungesë të kuadrove”.

“Është kënaqësi e madhe kur njeriu sheh një numër kaq të madh të specializantëve të rinj që janë bashkangjitur”, ka shtuar ai.

Ministri Zemaj ka vizituar specializantët e rinj në këtë klinikë, ku ka kërkuar nga ta që të bëhen emra të përveçëm sikur mjekët e tyre.

“Zgjatja e procesit të specializimit në sipërfaqe ka qitur dy obligimet tona dhe është me rëndësi që janë vonuar baza të forta që ju mos të keni probleme në të ardhmen”, u shpreh Zemaj.

“Unë besoj që gjithë atë mund që e kanë dhënë familjet e juaja, e tash edhe në klinikë të bëheni emra të përveçëm, shfrytëzoni këto mundësi në aspektin subjektiv”.

Labinot Çahini kryetar i bordit të Specializimit, e ka quajtur lajm fillimin e specializimeve në QKUK.

“Ne i kemi kuptuar doktorët e rinj për kërkesat e tyre, shumë prej juve po e shihni që është mbi ngarkesë e madhe, por kjo ka qenë e detyrueshme edhe është dashtë që të ju mundësohet krejt doktorëve mundësia e dhënies së shkollimit specialsitik”, tha ai. /Insajderi.com