Media kroate: Shoferi dhe nëntë pasagjerë kanë humbur jetën

Media kroate: Shoferi dhe nëntë pasagjerë kanë humbur jetën

Po raportohet se shoferi dhe nëntë pasagjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci.

Autobusi me mërgimtarë, e konfirmuar dhe nga kompania “Deva Tours”, ka dalur nga rruga rreth orës 06:20, të dielën.

Sipas mediave kroate Index, numri i të vdekurve është dhjetë.

Në fillim ishte menduar se autobusi ishte me targa nga Maqedonia, por ai ishte nga Kosova.

Krerët e shtetit në Kroaci e Kosovë kanë shprehur ngushëllime pas kësaj tragjedie.

Ndërsa, po raportohet se 45 persona të lënduar janë shtirë në spital.

Në bazë të mediave kroate, tetë persona janë në gjendje të rëndë. /Insajderi.com