Media kryesore shtetërore e Serbisë, RTS: Anëtarët e UÇK-së dyshohet se vranë 1000 serbë, thotë këshilltari i Kurtit

Media kryesore shtetërore e Serbisë, RTS: Anëtarët e UÇK-së dyshohet se vranë 1000 serbë, thotë këshilltari i Kurtit

Radio Televizioni i Serbisë i ka dhënë jehonë të madhe deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi sipas të cilit anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohen për vrasjen e 1000 civilëve serbë.

Media shtetërore serbe raportoi sot lidhur me komentet e Shkëlzen Gashit, këshlltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës.

RTS publikoi deklaratën e Gashit, sipas të cilit Dick Marty nuk është anti shqiptar.

“Krimet janë kryer nga anëtarët e armatosur të UÇK’së kundër civilëve serbë”, citon RTS Gashin.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, vazhdon artikulli.

Pretendimet e tilla të Gashit kanë ngjallur reagime të shumta nga ish-ushtarë të UÇK’së dhe anëtarë të partisë nga e cila vjen Albin Kurti.

Ata kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Gashit nga ana e Kurtit.