Media serbe: Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar serbët për përdhunim

Media serbe: Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar serbët për përdhunim

Prezantimi i djeshëm i fotografive nga Flora Brovina, e cila pretendonte se aty figurojnë serbët duke dhunuar një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë, ka nxitur reagimin e mediave serbe.

Në një artikull të publikuar së fundi nga B92, shkruan se ”Prishtina po përdorë pornografi të Irakut për të akuzuar ende serbët për përdhunim”.

Ky reagim i tyre erdhi pasi origjinaliteti i tyre u kontestua më pas kur u nxorën në pah imazhet e prezantuara nga Flora Brovina për të cilat thuhet janë të shkrepura në Irak.

Më tej mediumi serb ka shtjelluar edhe gjithë zhvillimin e djeshëm të ndodhur kur fotografia u shfaq papritur të enjten në Kuvendin e Kosovës pas publikimit të bërë nga Flora Brovina./ Insajderi.com