Mediat serbe kanë raportuar për anulimin e takimit në Uashington pas zhvillimeve të fundit ku është ngritur aktakuzë ndaj presidentit Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Mediat serbe raportojnë për anulimin e vizitës së kryeministrit, Avdullah Hoti për shkak të zhvillimeve të fundit rreth aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.
Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug ka raportuar vendimin e Hotit që nuk do të udhëtojë në Uashington dhe se ka njoftuar të dërguairn amerikan për dialogun, Richard Grenell.
“Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti njoftoi se nuk mund të marrë pjesë në takimin në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Tanjug.
Poashtu, edhe e Novosti”, ka raportuar për anulimin e takimit të Hotit i paraparë të mbahet më 27 qershor në mes delegasionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Katër ditë para takimit në Uashington është ngritur aktakuzë kundër dy figurave më të rëndësishme të UÇK-së. /Insajderi.com/