Mediat e Beogradit raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Gjykata e Hagës ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit.

Mediat e Beogradit raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Prokuroria e Hagës ka ngritur aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselji

Prokuroria e Specializuar e Hagës ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Për këtë kanë raportuar edhe mediat serbe.

Agjenca e lajmeve serbe, Tanjug, ka raportuar këtë aktakuzë duke përmendur edhe disa “krime” të supozuara.

“Thaçi dhe Veselit janë të dyshuar për një numër krimesh kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, përndjekje dhe tortura, u botua në faqen e internetit të atij institucioni me qendër në Hagë”, thuhet në njoftim.

Sipas medias tjetër, Danas, “prokurori i specializuar e konsideroi të domosdoshme lëshimin e një deklarate publike në lidhje me akuzat për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselji për të penguar dhe minuar punën e Dhomave të Specializuara”, shkruan Danas.

Kjo aktakuzë vjen tri ditë para takimit në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com/