Mediat e huaja raportojnë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Mediat e huaja raportojnë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Me 99 vota pro është shpërndarë legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.

Me të përfunduar seanca, kjo është bërë “Lajm i fundit” edhe nëpër mediat ndërkombëtare.

“Ligjvënësit kosovarë kanë votuar për shpërndarje të Parlamentit duke shtuar rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, shkruan Reuters.

“Deputetët kosovarë shpërndajnë parlamentin, për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme”, shkruan titulli i AFP.