Mediat kanë kohë edhe sot që të akreditohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani janë akredituar shumë media vendore e ndërkombëtare, përcjell Insajderi,
Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për EO se akreditimi është i domosdoshëm.
“Sot, në orën 18:00, përmbyllet afati për aplikimin e mediave për t’u akredituar për zgjedhjet e së dielës. Akreditimi është i nevojshëm për përfaqësuesit e mediave për të pasur qasje në qendra të votimit, por edhe për të përcjellur procesin pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai. /Insajderi.com