
Lajmi se Qeveria Hoti është rrëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka zënë vend edhe në faqet e mediave ndërkombëtare, njofton Insajderi.
Ato kanë shkruar se Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jolegjitime.
Rrjedhimisht, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.





Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbrëmë pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, e që zyrtarisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor./Insajderi.com