Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Thaçit dhe konfirmimin e aktakuzës

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Thaçit dhe konfirmimin e aktakuzës

Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar për lajmin se Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzave, njofton Insajderi.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuteres shkruan se “Thaçi dha dorëheqje me efekt të menjëhershëm pasi ka mësuar se tribunali për krime lufte e ka konfirmuar aktakuzën kundër tij”.

Gjithashtu edhe prestigjiozja Washington Post, ka njoftuar për lajmin e dorëheqjes dhe konfirmimin e aktakuzën për Thaçin.

Ndryshe nga Reutres që raporton saktë se Gjykata Speciale është një gjykatë e Kosovës për krime lufte, The Post shkruan se Specialja është një gjykatë ndërkombëtare./Insajderi.com