fbpx

Mediat serbe: Asociacioni pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Mediat serbe: Asociacioni pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator do të takohen në Bruksel ku temë kryesore pritet të jetë marrrëveshja finale ndërmjet dy shteteve.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke u thirrur në burimet e veta mëson se Asociacioni pritet të diskutohet si mundësi që të jetë pjesë e marrëveshjes finale.

“Nuk përjashtohet mundësia që elementet e marrëveshjes së Asociacionit të diskutohen për marrëveshjen finale. Theksi është në gjetjen e një kompromisi i cili do të çonte në një normalizim gjithpërfshirës”, thonë këto burime, transmeton Insajderi.com

Për marrëveshjen finale mes dy shteteve ka folur sot edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Ajo i ka cilësuar si vendimtar muajt e ardhshëm, duke theksuar se çdo marrëveshje që e arrijnë dy shtetet, është e pranueshme edhe për BE-në. /Insajderi.com