Mediat serbe e heqin nga transmetimi këtë deklaratë të Macronit për Kosovën dhe Serbinë

Mediat serbe e heqin nga transmetimi këtë deklaratë të Macronit për Kosovën dhe Serbinë

Deputeti i pavarur në Parlamentin e Serbisë, Gjorgje Vukadinoviq, siç raporton e përditshmja serbe Danas, thotë se asnjë gazetë ditore në Serbi nuk e kanë shënuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka thënë se Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe se duhet ndihmuar që një gjë e tillë të bëhet realitet, e lidhur me këtë sipas tij nuk ka reaguar as kreu i shtetit.

Gazetat ditore sipas Vukadinoviq nuk i kanë transmetuar fjalët e Macronit, sigurisht nga dëshira që të mos prishen marrëdhëniet dhe atmosfera pozitive gjatë vizitës së tij në Serbi, transmeton Telegrafi.

Kjo lloj autocenzure e mediave dhe kreu të shtetit, sipas deputetit të pavarur serb Vukadinoviq është shumë e dëmshme dhe joproduktive.

Vukadinoviq ka thënë se MPJ-ja në Serbi në këtë rast do të duhej të reagonte, sepse sipas tij muaj më parë në Paris gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk i ishte dhënë hapësirë e merituar nga ana e protokollit shtetëror francez.

Ai ka thënë se Macron do të duhej t’i kërkonte falje Vuçiqit për trajtimin në Paris, si dhe për atë se si ka folur që Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinje.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vizitën e presidentit Macron në Beograd, ka thënë se falënderon atë për sinqeritetin e tij kur ka folur për Kosovën dhe Serbinë.
“E falënderoj Presidentin Macron për sinqeritetin e tij kur ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete evropiane. Është parë qartë një dëshirë e Presidentit Macron që t’i ofrojnë dy popujt, apo mi rikthy ndjenjat e mira mes popujve, dhe u pa investim i madh në këtë drejtim”, ka thënë ai.