Mediat serbe: Haradinaj nuk u ekstradua për shkak të shtetësisë shqiptare

Mediat serbe: Haradinaj nuk u ekstradua për shkak të shtetësisë shqiptare

Ramush Haradinaj nuk mund të ekstradohet në Serbi vetëm për shkak të shtetësisë shqiptare pasi nuk është një bazë për të kërkuar ekstradimin, shkruan gazeta serbe “in News”.

“Ministria serbe e drejtësisë njoftoi këtë, duke komentuar mbi raportet e medias se politikani shqiptar i Kosovës dhe ish Udhëheqësi i UÇK-së i cili ka qëndruar prej 4 janarit në Francë ekstradimi i tij nuk mund të bëhet të bëhet në Serbi, për shkak se atij kohën e fundit ju dha shtetësia shqiptare”, shkruan gazeta serbe.

Mirëpo ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minixhozi, e ka sqaruar nënshetësinë e tij.

Qemal Minxhozi, ka thënë për Gazetën Insajderi, se kjo nuk lidhet asgjë me procesin që po zhvillohet kundër tij në Francë.

“Kjo nuk ka fare lidhje me gjykimin. Ka qenë një procedurë e nisur prej kohësh. Ka kërkuar që të pajiset më një pasaportë të Shqipërisë, dhe kaq. Kjo nuk ka lidhje me procesin që po zhvillohet kundër Ramush Haradinajt në Francë ”

Pas dy shtyrjeve, gjykata e apelit në Colmar të Francës vendosi ta lirojë ish kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ndërsa gazeta serbe “Informer” në ballinën e saj e ka shkruar “E pa drejtë, lirohet krimineli Ramush Haradinaj”.