Mediat serbe: Palmer bëri thirrje që të zgjidhet çështja e tokës së manastirit

Mediat serbe: Palmer bëri thirrje që të zgjidhet çështja e tokës së manastirit

Peshkopi i dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, ka pritur dje në Manastir të Deçanit Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe bashkëpunëtorët e tij, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate të shkurtër të lëshuar nga Dioqeza, thuhet se Palmer u informua për siç thanë problemet me të cilat po përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë, raporton portal serb ‘Kossev’.

Në këtë deklaratë thuhet se u fol rreth të ashtuquajturave incidente të fundit dhe refuzimin e institucioneve të Kosovës për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e manastirit, për çka thanë se “Palmer bëri thirrje që të zbatohet vendimi”.

Po ashtu, raportohet se Peshkopi ka shprehur pikëpamjen e tij që Kisha ka qenë gjithmonë e hapur për dialog, por që gjithashtu kjo ‘nënkupton se institucionet lokale në Kosovë duhet të respektojnë vendimet e gjykatës dhe shtetin e së drejtës’. /Insajderi.com