Mediat serbe për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina: Rrenë e kulluar shqiptare

Mediat serbe për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina: Rrenë e kulluar shqiptare

Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar sot një fotografi për të cilen ka thënë se është momenti i dhunimit të një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Por, për fotografinë në fjalë, kanë reaguar edhe mediet serbe.

Portali serb Kurir.rs, ka thënë në një artikull se kjo ngjarje është gënjeshtër e kulluar shqiptare dhe se ngjarja në të cilën thuhet se ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ka ndodhur realisht diku në shtetin e Irakut.

Pas publikimit të fotografisë nga deputetja, janë publikuar fotografi dhe pamje të tjera duke thënë se ngjarja nuk ka të bëjë me luftën në Kosovë ndërsa vetë deputetja Brovina, vazhdon ta mbrojë idenë e saj.

Për këtë rast, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fotografia do t’i dërgohet Agjencionisë Kosovare për Inteligjencë(AKI) e cila do ta vërtetojë origjinalitetin e saj./Insajderi.com/