
Mediat në Serbi, kanë shkruar për pozicionimin e Policisë së Kosovës nëpër pikat kufitare Kosovë – Serbi.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, raporton se aksioni i Policisë së Kosovës, duke e cituar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka për qëllim zbatimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes
E përditshmja “Danas”, ka shkruar se serbët janë të pakënaqur dhe kanë bllokuar rrugën me kamionë.
Ndërkohë, Novosti, raporton për numrin e madh të serbëve që janë dalur në rrugën për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është vendosur reciprociteti në targa.
Ende s’ka reagim zyrtar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe nga liderët opozitarë. /Insajderi.com