Mediat serbe kanë shkruar për zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të ekzekutivit, raporton Insajderi.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ka raportuar për zgjedhjen e Kurtit në krye të Qeverisë, me 67 vota pro e 33 kundër.
Ndërsa, Danas, pos Kurtit përmendi edhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe minsitrave të ri.
Albin Kurti do të rikthehet në Qeveri, pasi në vitin 2021 u shkarkua nga 82 deputetë në një mocion mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë mundësi shumicës parlamentare që ta formojnë Qeverinë – dhe e kishin bërë këtë. Hoti u bë kryeministër deri në ditën kur u rrëzua pikërisht nga e njëjta gjykatë që i dha dritën jeshile për ta marrë postin me fuqinë më të madhe në Kosovë.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvednosje fitoi mbi 50 përqind të votave.
Kështu e formoi Qeverinë vetëm me votat e minoriteteve joserbe.
Lista Serbe e cila nuk votoi Qeverinë dhe mori një ministri, ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre “iu takojnë dy ministri”. /Insajderi.com