“Mund të kërkohet që komunat me shumicë shqiptare në Serbi të kërkojnë Asociacion”.
Kështu ka deklaruar Gazeta serbe Novosti, e cila shkruan se një gjë e tillë do të kërkohet nga shqiptarët.
Agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, e ka shpërndarë këtë pretendim ku thuhet se, “Shqiptarët nga jugu i Serbisë qendrore së shpejti mund të kërkojnë formimin e Bashkimi i Komunave Shqiptare, i cili do të ishte homolog i Bashkimit të Komunave Serbe në Kosovë dhe për të cilin u ra dakord shtatë vjet më parë”, thuhet në mediat serbe.
Po ashtu potencohet se në kohën kur Beogradi po kërkon me këmbëngulje Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, Kosova vazhdimisht e injoron këtë kërkesë.
Ndryshe, liderët politikë të Kosovës kanë deklaruar se nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit. /Insajderi.com