Brenda një viti Bashkimi Evropian, po dëshiron që të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.
Kështu të paktën raporton sot agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Burimet e kësaj agjencie thonë se do të bëhet punë e madhe, që marrëveshja finale të arrihet vitin e ardhshëm, transmeton Gazeta Insajderi.
“Ne do të bëjmë gjithçka në vitin që ka mbetur që të arrijmë deri të normalizimi i gjithëmbarshëm i raporteve, por nuk jemi të vetmit nga të cilët varet kjo”, i është tanjugut nga burime diplomatike në Bruksel.
Takimi i fundit që e patën Thaçi dhe Vuçiq ishte të premten.
Një datë e re për takimin mes tyre ende nuk është bërë e ditur. /Insajderi.com