Mediat ndërkombëtare raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

Janë ngritur aktakuzat për presidentin, Hashim Thaçin dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin.

Për këtë kanë raportuara mediat ndërkombëtare.

“Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish luftëtarët e tjerë “separatistë” u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe akuzave për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë”, ka raportuar AP.

Poashtu këtë e ka raportuar, Reuters duke shkruar se, “Zyra e Prokurorit Special në Hagë tha të Mërkurën se kishte ngritur një aktakuzë kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe “të tjerëve” për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë gati 100 vrasje”, transmeton Insjaderi.

Për këtë aktakuzë kanë raportuar edhe mediat e Beogradit dhe mediat tjera të rajonit.

Kjo aktakuzë vjen tre ditë para takimit në Uashington. /Insajderi.com/