Votimi për anëtarësinë e Kosovës në INTERRPOL u bë i mundshëm pasi kryetari i saj refuzoi kërkesën e Serbisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare për ta hequr vendin nga rend" />

Mediave serbe iu dhemb: Rusia na ktheu shpinën për Kosovën në INTERPOL

Mediave serbe iu dhemb: Rusia na ktheu shpinën për Kosovën në INTERPOL

Votimi për anëtarësinë e Kosovës në INTERRPOL u bë i mundshëm pasi kryetari i saj refuzoi kërkesën e Serbisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare për ta hequr vendin nga rendi i ditës në Asamblenë e Përgjithshme.

Kina, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Suriname ishin kundër futjes në votim të Kosovës, kështu duke përkrahur Serbinë me kërkesën e saj. Por, miqtë më të mirë të Serbisë, Rusia, nuk e përkrahi atë.

Pak kohë ka mbetur deri te kur nis votimi që merret vesh Kosova a do të jetë anëtare e INTERPOL’it apo jo.

E mëngjesin e sotëm (e martë), media në Serbi i kanë mbushur ballinat e tyre me këtë potez të Rusisë.

Titujt janë të ndryshëm të mediave, por b92 ka shkruar “Rusia na ktheu shpinën, janë pro Kosovës në INTERPOL”.

Deri tani, Kosova ka aplikuar për anëtarësim tre herë – 2010, 2015 dhe 2017. /Insajderi.com