fbpx

Mediet izraelite: Ky shqiptar planifikoi të sulmonte futbollistët e Izraelit

Një nga liderët e organizatës terroriste ISIS, shqiptari nga Kosova Lavdim Muhaxheri është përgjegjës për planifikimin e një sulmi ndaj skuadrës kombëtare të Izraelit, shkruan sot agjencia izraelite e lajmeve Ynet News.

Mediet izraelite: Ky shqiptar planifikoi të sulmonte futbollistët e Izraelit

Sipas asaj që shkruan Ynet News, mbështetur tek një kërkim i gazetarit hulumtues nga Izraeli, Ronen Solomon, ushtari i Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Lavdim Muhaxheri ishte njeriu kryesor që planifikoi sulmin ndaj futbollistëve të Izraelit.

“Gazetari hulmutues, Ronen Solomon, gjurmoi infrastrukturën terroriste shqiptare, e cila sipas tij, është e kryesuar nga Muhaxheri, një qytetar i Kosovës i cili shkoi në Siri për herë të parë në vitin 2012. Atje ai u bashkua me Jabhat al-Nusra, degë e Al-Kaedës në Siri”, shkruan Ynet News.

“Një vit më vonë, ai u kthye në Kosovë, ku u bashkua me komunitetit islamik lokal dhe filloi rekrutimin e militantëve. Më pas, si shumë të tjerë, ai u largua nga al-Nusra dhe u bashkua me ISIS-in. Atje, sipas vlerësimeve, ai është komandant i luftëtarëve shqiptarë”, shkruan më tutje agjencia izraelite, raporton Insajderi.

Katër myslimanë u arrestuan javën e kaluar në qytetin e Shkodrës, që ishte qyteti nikoqir i lojës Izrael-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas forcave të sigurisë shqiptare, katër të dyshuarit janë arrestuar pas një informacioni të dhënë nga shërbimi i inteligjencës izraelite – Mossad.

Ndeshja Shqipëri – Izrael është zhvendosur të luhet në Elbasan Arenda dhe pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. /Insajderi.com