Mediet në Serbi “frikësohen” nga Macron: Ai mbështet krijimin e Shqipërisë së Madhe

Mediet në Serbi “frikësohen” nga Macron: Ai mbështet krijimin e Shqipërisë së Madhe

Mediet në Serbi mbesin përkrahës të mëdhenj të kandidates së të djathtës ekstreme për presidente të Francës, Marine Le Pen, teksa kanë shprehur shqetësim se kandidati i Qendrës, Emmanuel Macron mund të mbështes bashkimin e trojeve shqiptare në Ballkan.

Përveç deklarimeve haptazi të disa medieve në Serbi pro kandidates së ekstremit të djathë, mediumi ‘Vesti’ raporton se Le Pen ka edhe përkrahjen e shumicës së serbëve që jetojnë në Francë.

Siç shkruan ‘Vesti’ edhe pse në rundin e parë serbët nuk votuan për Le Pen, ata janë të sigurt se kësaj radhe votat e serbëve që jetojnë në Francë do të shkojnë për të.

Krejt kjo sipas kësaj medie për shkak të frikës se nëse zgjedhjet presidenciale në Francë fitohen nga Emanuel Macron do të përkrah idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

“Planet e tij për Kosovën janë shumë të dobëta. Një politikë e tillë do të përforconte planet e Kosovës për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’. Pra nëse Macron bëhet president i Francës nuk do të jetë lajm pozitiv për Serbinë”, citon ‘Vesti’.

Macron qysh nga fillimi i kandidimit të tij për president të Francës ka shprehur haptazi qëndrimet e tij pro evropiane për dallim nga kandidatja tjetër Marine La Pen. /Insajderi.com