Mediet serbe raportojnë se Egjipti mund ta tërheq njohjen për Kosovën

Mediet serbe raportojnë se Egjipti mund ta tërheq njohjen për Kosovën

Lufta diplomatike e Serbisë për të ndaluar njohjet e reja të Kosovës dhe Metohisë dhe për të zvogëluar numrin e vendeve që qëndronin pas Prishtinës së shpejti do të rezultonte në një fitore të madhe – Egjipti tërhoqi vendimin e saj për të mbështetur pavarësinë e krahinës jugore serbe, shkruan gazeta serbe pink.rs.

Kjo gazetë tutje vazhdon shkrimin duke thënë se brenda Egjiptit ka ardhur koha për ta rishikuar vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së provincës jugore serbe, sipas të cilës ka pasur polemika të mëdha në qarqet politike dhe publike.

Kajro e ka njohur pavarësinë e Kosovës, më 26 qershor të vitit 2013, pak ditë para grushtit ushtarak të Egjiptit dhe përmbytjes së ish-presidentit Muhamed Mursi. Vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës është lexuar nga zëdhënësi i atëhershëm egjiptian, Badr Abdel Ati, i cili në të njëjtën kohë theksoi se Kajro dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Serbinë, raporton pink.rs.

Sipas kësaj medie marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike në mes Kajro-së dhe Prishtinës nuk kanë qenë të zhvilluara, e as ambasadat nuk janë hapur.

Nëse Egjipti ndryshon vendimin e saj për Kosovën, atëherë numri i vendeve që e njohin Prishtinën nga 106 vende do të bie në 100, është shprehur ministri i punëve të jashtme të Serbisë , Ivica Daçiq.

“Në vitin 2017, filloi tërheqja e njohjeve për Kosovën, dhje kjo nuk do të ketë fund. Ne po vazhdojmë një aksion diplomatik për rrëzuar një numrin e vendeve që kanë njohur Kosovën”, ka thënë Daçiq.

Në fund të vitit të kaluar, Guinea – Bissau dhe Surinami kanë deklaruar se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe nëse Egjipti vazhdon me këtë politikë, mund të qojë në një valë të re të tërheqjeve nga vendet arabe dhe afrikane, nga të cilat Kajro ka një ndikim të madh, vazhdon tutje shkrimin gazeta serbe pink.rs. /Insajderi.com.