Mediumi kroat: Lirohet shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci

Mediumi kroat: Lirohet shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci

D.L., shoferi i një prej aksidenteve më të rënda të trafikut në Kroaci, që ndodhi më 25 korrik të këtij viti, ku mbetën të vdekur 10 kosovarë, është liruar.

Mediumi kroat “Telegram.hr” shkruan se, shoferi 52-vjeçar është liruar nga gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod, Mirko Svirçeviq, transmeton Shqip.com.

Sipas këtij mediumi, ai u lirua përkundër faktit se nuk kishte kaluar ekspertizën psikiatrike, psikologjike dhe neurologjike të kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të Qarkut.

Shoferi fillimisht ishte ndalur për një muaj paraburgim nga gjykata e Slavonksi Brodit dhe paraburgimi iu zgjat deri më 22 nëntor. Nga ajo ditë ai do të mbrohet në liri.

Kosova dhe Kroacia s’kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parasheh ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.

Nga aksidenti fatal i 25 korrikut lëndime kishin pësuar edhe 20 persona të tjerë./Insajderi.com