Expresso”, ka publikuar sot, e martë, n" />

Mediumi portugez: Kosova, shtet i ri, i drejtuar nga të rinjtë, të cilët duan të emigrojnë

Mediumi portugez: Kosova, shtet i ri, i drejtuar nga të rinjtë, të cilët duan të emigrojnë

Mediumi portugez “Expresso”, ka publikuar sot, e martë, një artikull rreth Kosovës, në të cilin thuhet se është një shtet i ri, që drejtohet nga të rinjtë, por nga ku ata dëshirojnë të ikin.

“Kosova. Një shtet i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por ku të rinjtë mendojnë të emigrojnë”, është titulli i artikullit.

Mediumi shkruan se institucionet kryesore politike në Kosovë, vendi evropian me popullsinë më të re, janë në duart e udhëheqësve tridhjetë e dyzetvjeçarë.

“Të rinjtë filluan të besojnë se ekziston një mundësi e prosperitetit në Kosovë dhe se ata nuk kanë nevojë të mendojnë për të emigruar në Evropë ose Shtetet e Bashkuara”, i thotë një studiues kosovar “Expressos”.

Kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë dëshirës së të rinjve për të jetuar e punuar në Evropë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, përmendet edhe mosliberalizimi i vizave, që po i izolon njerëzit në këtë pjesë të Ballkanit./Insajderi.com