Mediumi prestigjioz ndërkombëtar thotë se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi

Mediumi prestigjioz ndërkombëtar thotë se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi

Një gjykatë e Apelit në Francë ka autorizuar të enjten ekstradimin në Serbi të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, i cili ishte luftëtar gueril në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë.

Kështu shkruan agjencia e njohur e lajmeve Reuters, pak minuta pasi në Gjykatën e Colmarit në Francë u mor vendimi që Haradinaj të lirohet.

“Gjykata e Apelit në Francë ekstradon ish-kryeministrin e Kosovës, Haradinaj”, mban titullin artikulli.

Edhe pse është një prej agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, duket se Reuters nuk e ka shumë të qartë çfarë ka ndodhur në gjykatën e Colmarit të Francës.

Reuters nuk ofron informacione më të detajizuara rreth këtij raportimi, edhe pse Haradinaj tashmë është liruar nga drejtësia franceze.