Mediumi slloven hulumtues “Necenzurirano.si” ka publikuar të enjten një dokument diplomatik jozyrtar që, sipas tyre, flet për copëtimin e Bosnje dhe Hercegovinës, marrjen e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, njofton Insajderi.
Sipas këtij mediumi, që nga e hëna, ka pasur spekulime në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë nëse Kryeministri slloven, Janez Jansa ka dërguar një dokument jozyrtar në Bruksel, i cili flet për ndryshim të kufijve në zonën e Ish-Jugosllavisë.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka pranuar një dokument me përmbajtje të tillë nga Sllovenia.
Por, një dokument diplomatik jozyrtar që parashikon shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës, marrjen e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ekziston në të vërtetë, shkruan necenzurirano.si.
Dokumenti në hyrje përmend “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve” që u shfaqën pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Autorët e dokumentit theksuan se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur janë të aftë të marrin vendime strategjike. Atëherë, çfarë sugjerojnë ata?
Zgjidhja Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Në Kosovë, 95 për qind e popullatës duna bashkim me kombin e tyre Shqipërinë. Situata është e njëjtë në Shqipëri. Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë de fakto nuk ekziston. Pjesë serbe të Kosovës i është garantuar një status special (duke përcjellur modelin e Tyrolit Jugor)
Bashkimi i një pjese të madhe të Republikës Serbe të Bosnjës me territorin e Serbisë. Çështja kombëtare e Serbisë mund të zgjidhet në një masë të madhe duke ia bashkuar një pjesë të madhe të Republika Srpskas Serbisë. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës me Serbinë.
Çështja kombëtare e Kroacisë mund të zgjidhet:
– Duke ia bashkuar me Kroacinë pjesët kroate të Bosnjës dhe Hercegovinës
– Duke iu garantuar një status special pjesës kroate të Bosnjës (modeli i Tirolit jugor)
Boshnjakët do të fitonin një shtet të pavarur funksional dhe do ta kontrollonin krejtësisht. Një referendum është organizuar për njerëzit që të zgjedhin në mes të BE-së dhe jo-BE-së (Turqisë). Për momentin, një shumicë e boshnjakëve mbështet perspektivën evropiane, por nëse vazhdon ky kaos dhe rritja e influencës turke dhe islamit radikal,. Situatat drastikisht mund të kthehet në anën tjetër gjatë dekadës së ardhshme.
BE-ja, në bashkëpunim me faktorë të tjerë regjional, si për shembull Iniciativa e Tri Deteve, lanson implementimin e një programi ekonomik për stabilizimin, përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve energjetike në rajon, dhe rehabilitimin mjedisor (Komisioni Evropian veçse ka përgatitur pjesë të planit).
Duke përcjellur adaptimin dhe ratifikimin e të gjitha vendimeve bilaterale të nevojshme në rajon, përshpejtohen negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO.
Hapat
Në një procedurë të heshtur, mundësitë për implementimin e këtij plani janë kontrolluar me vendim-marrës rajonal (procedurë në rrugë e sipër).
Në një procedurë të heshtur, mbështetje për planin është marrë nga vendim-marrësit në komunitetin ndërkombëtar (procedurë në rrugë e sipër).
Një program për komunikimin dhe prezantimin e planit te qytetarët, duke marrë parasysh ambientet e ndryshme në pjesë të ndryshme të regjionit, tashmë është përgatitur.
Nëse BE-ja, SHBA-të dhe shumica e vendim-marrësve regjionalë pajtohen me këtë plan dhe hapat për implementimin e tij, BE-ja e merr iniciativën dhe e formalizon atë .
Një proces i komunikimit që targeton të gjitha grupet tashmë është lansuar.
Të gjitha procedurat e kërkuara bilaterale për implementimin e planit, të cilat janë të sinkronizuar dhe finalizuar edhe me terme legalë, janë vënë në lëvizje sipas një logjike të vazhdimësisë.
Sipas informacioneve të kësaj media, dokumenti i titulluar “Ballkani Perëndimor- rruga përpara” është pranuar në zyrën e presidentit Charles Michel në shkurt, dhe nuk dihet zyrtarisht se kush e ka shkruar./Insajderi.com