Megjithatë nëna mund t’ia bartë coronavirusin të sapolindurit, ndryshe nga sa thoshin shkencëtarët.
Rasti është regjistruar në Meksikë, kur një nënë ka lindur trenjak dhe të gjithë kanë dalur pozitiv me COVID-19.
Në konferencë për media shefi i Shëndetit Publik në Meksikë, Miguel Ángel Lutzoë Steiner tha se “kjo situatë e paprecedent, nga perspektiva shkencore, me të cilën i kemi testuar të sapolindurit është konfirmuar të shtunën me teste PCR”, shkruan El Universal, transmeton Insajderi.
Ai shtoi se bebet u diagnostikuan pasi protokolli i testimit fillimisht i nxjerri pozitiv me SARS-CoV-2.
Dy nga të sapolindurit, të cilët kishin lindur para kohe, janë në gjendje stabile, ndërsa i treti ka probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Ky është rasti i parë në botë, prejse ka filluar pandemia, prandaj do të merren shkencëtarët intensivisht me të.
Bebet është vendosur të mbahen në izolim dhe nën vëzhgim rigoroz.
Ekspertët shëndetësorë po dyshojnë se bebet janë infektuar përmes placentës, ka thënë Mónica Liliana Rangel Martínez, Ministria e Shëndetësisë.
Në Meksikë ka rezultuar edhe një fëmijë në ditët e tij të para të jetës me COVID-19, por ai ishte dy ditë “I vjetër”, kur doli pozitiv.