
Nuk figuron në agjendën zyrtare të takimeve që do t’i zhvillojë gjatë dy ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë, por përkundër kësaj, Edi Rama e ka një takim edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi, siç i ka thënë Insajderit zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, do të ndodhë sot, rreth orës 17:00 në selinë qendrore të Lëvizjes.
Përveç me Kurtin, Rama do të takohet edhe me kryetarin e partisë tjetër opozitare, Kadri Veselin.
Ndërsa do të ketë takime me të gjithë liderët institucionalë.
Rama dikur miq me Kurtin, e kanë gjetur vetën në pozicione të ndryshme shumë herë kohëve të fundit dhe raporti i tyre nuk është më i vjetri./Insajderi.com