
Kryeministri Ramush Haradinaj dje në një konferencë para gazetarëve hezitoi të lëshohet në komentimin e dënimit të lojtarëve shqiptarë në ekipin e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Por vetëm tha se i gëzohet golave.
Shmangien nga ky komentim e bëri me arsyetimin se është kryeministër dhe nuk mund të lëshohet në detaje të tilla.
Megjithatë, këtë nuk e ka respektuar deri në fund. Një foto që kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar në Instastory, është bërë hit.
Ai bashkë me mbrojtjen e afërt kanë vendosur që me anë të simbolit të shqiponjës me duar t’i përkrahin dy kosovarët që luajnë për Zvicrën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Haradinaj bashkë me policët që kujdesen për sigurinë e tij kanë realizuar këtë foto duke e hedhur në Instagram.