“Megjithë deformimin nga komisionerët e ‘pistë’ – AKR do të përfaqësohet në Kuvend”

“Megjithë deformimin nga komisionerët e ‘pistë’ – AKR do të përfaqësohet në Kuvend”

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacolli, shpreson që AKR me partitë tjera në koalicion do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend pas rinumërimit të votave në disa vendvotime.

Nisma-AKR tashmë është një hap para pragut prej 5%.

“Megjithë deformimin e vullnetit të popullit të Kosovës nga komisionerët e pistë(siç i quajti kryetarja e KQZ) gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, AKR me partitë tjera në koalicion do të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Zyberaj, shkruan Insajderi.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për demokracinë e Kosovës pasi vullneti i popullit nuk mund të ndryshohet”.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga ri-numerimi i kutive të votimit, vetëm ata që abuzuan me pozicionet e tyre dhe u përpoqën të ndryshojnë vullnetin e popullit”.

“Është një sinjal i fuqishëm që demokracia jonë nuk mund dhe nuk do të pranojë abuzimin e vullnetit të elektoratit”./GazetaInsajderi/