Mehaj: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për Turqinë

Mehaj: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për Turqinë

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se janë të gatshëm që t’i dalin në ndihmë Turqisë pas tërmetit të sotëm që la të vdekur qindra persona dhe të plagosur mijëra të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj i ka shprehur ngushëllime presidentit të Turqisë, Rexhep Taip  Erdoganit.

“Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta. Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, shkroi Mehaj.

Krahas kësaj, Mehaj iu ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të viktimave.

“Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”.

Më shumë se 500 persona janë vrarë dhe mbi 3,000 të tjerë janë plagosur në Turqi dhe Siri pasi një tërmet me magnitudë të fuqishme 7.8 goditi Turqinë jugore të hënën herët.

Deri më tani paku 284 vetë kanë vdekur dhe mbi 2,300 u plagosën në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktaj, raporton CNN.

Kurse, një zyrtarë i Ministrisë së Shëndetësisë në Siri ka thënë se të paktën 237 persona janë vrarë dhe 639 të tjerë janë plagosur.

Tërmeti, një nga më të fortët që goditi rajonin në më shumë se 100 vjet. Sipas shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti kishte një thellësi prej 24.1 kilometrash

Tronditje të shumta të forta janë ndjerë anembanë rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Izraelin

Agjencia e fatkeqësisë e Turqisë bëri thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa kryen operacione kërkimi e shpëtimi.

Sipas nënpresidentit turk, më shumë se 1.700 ndërtesa janë dëmtuar në dhjetë qytete turke.