Mehaj për obligimin ushtarak: Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Mehaj për obligimin ushtarak: Jemi në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

“Kosova është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të parë mundësitë se në çfarë fazash mund të bëhet obligimi ushtarak në të ardhmen”.

Kështu ka deklaruar të martën Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, derisa ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Para deputetëve, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka plan vetëm për ushtri profesionale.

“Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi në koordinim me partnerë për të parë mundësitë se në çfarë faza e mundësish mund të bëhet obligative ushtria në të ardhmen”.

Ministri Armend Mehaj

Sipas tij, çdo vendim që merret duhet të jetë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera ka theksuar në Kosovë ka interesim të madh të të rinjve për të iu bashkuar ushtrisë.

Gjatë raportimit ministri Mehaj po ashtu ka thënë se objektiva e tij mbetet anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ka bërë të ditur se kanë nënshkruar 15 memorandume bashkëpunimi, por megjithatë ka thënë se ka ende hapësirë për thellim të bashkëpunimit me NATO-n.

Për anëtarësimin në NATO, Mehaj ka thënë se kanë formuar një ekip që ka njohuri për këto procese, derisa ka shtuar se ka shumë shembuj për të marrë nga vendet tjera.

“Kemi shumë mundësi, dhe kemi formuar një ekip që si duhet të jemi në këtë proces si dhe udhëtimi jonë duhet të jetë i drejtë dhe i pakthyeshëm”./Insajderi.com