Mehaj: Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes tregon përkushtimin e Qeverisë Kurti

Mehaj: Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes tregon përkushtimin e Qeverisë Kurti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se me rritjen e buxhetit për ushtrinë Qeveria Kurti “po tregon përkushtimin e saj që Kosova të ketë një ushtri modern dhe me standarde NATO-s”.

Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se vitin tjetër do të ndahen mbi 100 milionë euro për ushtrinë.

“Forca moderne, e pajisur mirë dhe me pjesëtarët me kushte sikur të vendeve të NATO-s është përkushtimi im si Ministër i Mbrojtjes”, ka shkruar ministry në Facebook.

100 milionë euro për Ushtrinë ishte premtim i Albin Kurtit gjatë fushatës zgjedhore.

63 milionë euro është vlera e buxhetit që është ndarë për FSK-në gjatë vitit 2020. /Inajderi.com