Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.
Mehaj, ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e vendit në përgjithësi.
E njoftoi ambasadorin me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.
Ndërsa, Bílek vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas njoftimit të kësaj ministrie.
“Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com