Mehaj vizitë zyrtare në SHBA

Mehaj vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka udhëtuar të enjten për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç ka thënë ai, për një event të veçantë.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se në fundjavë do të marrë pjesë në 10-vjetorin e Programit të Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.

Me këtë rast, do të takohet me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet”, ka shkruar Mehaj.

“Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së”.

Partneriteti me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, Mehaj ka bërë të ditur se do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, “me partneritet të përjetshëm”.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”./Insajderi.com