Mehdi Halimi ambasador i Kosovës në Paris

Mehdi Halimi ambasador i Kosovës në Paris

Mehdi Halimi është ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Francë.

Kjo është kumtuar edhe nga ambasada e Kosovës në Paris.

Atij letrat kredenciale ia ka dhënë drejtori i Protokolllit të Shtetit francez, Philippe Franc.

“Me rastin e fillimit të detyrës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z.Mehdi HALIMI, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z.Philippe FRANC, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, thuhet në njoftim.

Kush është Mehdi Halimi?

Mehdi Halimi është profesor  asocuar në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.

Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frengjishtës në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, teksa gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.

Ai ishte pjesë e misionit diplomatik francez në Kosovë, ku mes viteve 2007 dhe 2010 – punoi si përgjegjës në sektorin e vizave “attache de presse” në Ambasadën e Francës në Kosovë.

Po ashtu ka përkthyer tri libra në gjuhën shqipe “Letërsia në rrezik”, “Basti i intelegjencës”, “Shtigjeve të Inovacionit”, të cilat janë botuar në nëntor të 2007.

Gazeta Online Shqip.com kishte raportuar për propozimin e tij nga Ministria e Jashtme. /Insajderi.com

 

Propozimi i Ministrisë së Jashtme.