“Mehmet Akif” dyshon se arrestimet e pesë zyrtarëve të saj kanë lidhje me Erdoganin

“Mehmet Akif” dyshon se arrestimet e pesë zyrtarëve të saj kanë lidhje me Erdoganin

Arrestimet e pesë zyrtarëve të shkollës “Mehmet Akif” dyshohet se janë bërë me kërkesë të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Të paktën kështu dyshojnë drejtues të kësaj shkolle.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i kësaj shkolle, Hasan Gunakan, ka thënë për Insajderin se arrestimi i parë është bërë ndaj Mustafa Erdem, makina e të cilit është ndalur në rrugë nga policia dhe është arrestuar.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione zyrtare nga policia për motivin e arrestimit, por ka thënë se dyshojnë që kjo ka lidhje me presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan.

Arrestimin e zyrtarëve tjerë po ashtu e ka konfirmuar për Insajderin.