“Mehmet Akif”  vazhdon punën normalisht – hap konkurs për bursa  

“Mehmet Akif”  vazhdon punën normalisht – hap konkurs për bursa  

Kolegjet “Mehmet Akif”, kanë njoftuar se kushdo që të vazhdoj studimet në këtë shkollë provimi pranues për bursa do të jetë i hapur më 21 prill.

Këtë njoftim ata e kanë bërë përmes një njoftimi për media ku kanë theksuar se puna në kolegj do të vazhdojë si më parë.

Para dy javë gjashtë zyrtarë të këtij kolegji shtetas turq të cilët jetonin në Kosovë janë arrestuar dhe janë deportuar në Turqi.

Arrestimi i tyre ka ngjallë reagim në Kosovë me ç’rast në javën e kaluar është mbajtur edhe një interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me këtë çështje ka shkarkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. /Insajderi.com