“Mehmet Akif” jep detaje për arrestimin e pesë zyrtarëve të saj

“Mehmet Akif” jep detaje për arrestimin e pesë zyrtarëve të saj

Zyrtarë të shkollës fillore dhe e mesme “Mehmet Akif” e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi arrestimin e pesë zyrtarëve të saj nga Policia e Kosovës.

“Po e konfirmojmë si rast. Janë arrestuar Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan”, kanë thënë për Insajderin nga ky institucion shkollor.

Kjo shkollë arrestimin e zyrtarëve të saj e ka quajtur misterioz dhe pa asnjë arsye./Insajderi.com