Mehmeti: Nuk kemi qenë të informuar për liturgjinë serbe

Mehmeti: Nuk kemi qenë të informuar për liturgjinë serbe

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, i pyetur nga deputeti Bekë Berisha nëse kanë qenë të informuar për liturgjinë serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ka deklaruar  se nuk kanë qenë të njoftuar për mbajtjen e saj, shkruan Insajderi

Ai ka thënë se Policia nuk e ka në listën e objekteve që e siguron 24 orë.

“Nuk kemi qenë të njoftuar fare. Policia këtë objekt nuk e ka në listën e objekteve që e siguron 24 orë. Nuk kemi pasur njohuri se në këtë vend do të mbahet liturgji”, ka thënë ai.

Mehmeti ka folur edhe për arrestimin e pjesëtarit të OVL-UÇK-së Faik Fazliut.

“Me këso njerëz të infiltruar në polici është mirë me ndërmarrë masa dhe mos me leju maltretimin e njerëzve që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e vendit. Askush mbi ligjin, as jugosllavët me ligjin”, ka thënë ai./Insajderi.com