Marrëzia e pushtetit

Melihate Termkolli: Albini për pushtet vret, madje vret në masë

Anëtarja e LDK-së, Melihate Termkolli, ka kritikuar ashpër kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ajo ka thënë se ai për pushtet vret edhe në masë. Ky reagim ka ardhur pas tubimit të sotshëm të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Melihate Termkolli: Albini për pushtet vret, madje vret në masë

Në vazhdën e kritikave ndaj tubimit të sotshëm të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Melihate Termkolli.

Ajo ka akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se “ai është në gjendje edhe të vras në mënyrë masive kur është në pyetje pushteti i tij”, njofton Insajderi.

Më tej ajo ka shtuar se “në përvjetorin e 21 të çlirimit kur ShBA-të dhe NATO na çliruan nga shfarosja masive, mbajtja e një tubimi të tillë në kohë, edhe sikur të mos ketë asnjë te prekur me Covid-19 flet shumë”.

“Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë. Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë”. /Insajderi.com