Meliza Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan

Meliza Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me zv. Kryeministren për Reformë Juridike dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva, njofton Insajderi.

Haradinaj – Stublla ka falenderuar.Zaharievan për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në zonën Schengen. Por ministrja Haradinaj – Stublla ka shtuar se “zvarritja e këtij procesi, tashmë ka kaluar çdo limit dhe është kthyer në padrejtësi”.

Përmes profilit të saj ne Facebook, Haradinaj – Stublla ka treguar se temë diskutimi në bashkëbisedim me Zaharieva, ka qenë edhe dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy shteteve nuk mund të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan.

“Shpreha bindjen që dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultatet e pritshme pa lidershipin amerikan dhe se respektimi i integritetit territorial të Kosovës është parim i panegociueshëm”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla./Insajderi.com