Ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka takuar sot sekretaren e Shërbimve të Jashtme Evropiane, Helga Schmid, njofton Insajderi.
Gjatë takimit Haradinaj Stublla ka folur për proceset integruese të Kosovës, e në veçanti për procesin e liberalizimit të vizave, njofton ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook.
“Takova sot Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Jashtëm Evropian, znj. Helga Schmid.
Diskutuam për dinamikat e integrimit evropian të Kosovës dhe për aktualitetin politik. Përmbyllja e procesit të tejzgjatur të lëvizjes pa viza në zonën Schengen është pritshmëri parësore e qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Bashkimit Evropian”. /Insajderi.com